Probleme me muskujt e barkut, titullari i Kukësit vizitë jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2019 | 15:10

Probleme me muskujt e barkut, titullari i Kukësit vizitë jashtë vendit

Verilindorët arritën sërish mbas kësaj jave të rimerrnin kreun e tabelës, por tashmë nënkampionëve kalendari u rezervon një sfidë tjetër mjaft të fortë kundër Teutës.

kukesi

Por, edhe pse ekipi i Bledi Shkëmbit ka treguar se ka potencial, nënkampionët e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro do të kërkojnë me çdo kusht trepikëshin me qëllim që të ruajnë kreun e renditjes. Drejtuesit e Kukësit kanë besim te fitorja, pasi ekipi dita-ditës po tregon rritje në çdo aspekt.

musta kukesi laci

Duro nuk do të ketë në dispozicion dhe në këtë sfidë Valon Ethemin e Emiljano Mustën, të cilët vuajnë prej dëmtimeve përkatëse. Ethemi nga një problem në gju, ndërsa Musta nga muskujt e barkut. Madje mësohet se Musta ka udhëtuar jashtë Shqipërisë për të zhvilluar vizita të specializuara mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"