Probleme me Moratën, Çavi i kthen sytë nga sulmuesi i Liverpul

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 14:23

Probleme me Moratën, Çavi i kthen sytë nga sulmuesi i Liverpul

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi dhe i preferuari i Çavit është Alvaro Morata, por duket se Juventusi nuk ka ndërmend ta largojë spanjollin këtë merkato.

firminjo

Me problemet e shkaktuara me sulmuesin spanjoll, Barcelona po mendon të afrojë brazilianin e Liverpul, Roberto Firminjo. Duket se 30-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Klop, me gjermanin që pëlqen të aktivizojë portugezin Diogo Zhota.

Gjithsesi Firminjo ende konsiderohet nga gjermani si një element shumë i rëndësishëm, por një ofertë e mirë mund ta largojë atë nga Liverpul. Sipas El Nacional Barcelona është gati të ofrojë 20 milionë euro për brazilianin.

Shitja e Firminjos do t’i mundësonte Klop afrimin e sulmuesit kolumbian, Luis Diaz, nga Porto.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"