Probleme me kaviljen, Hasani nuk stërvitet me skuadrën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 28, 2018 | 15:28

Probleme me kaviljen, Hasani nuk stërvitet me skuadrën

Edon Hasani është shqetësimi i Tiranës para ndeshjes me Kukësin. Lojtari, i cili luajti me gjilpëra në sfidën me Teutën, dje nuk u stërvit fare me ekipin e Tiranës. Futbollisti shkodran gjatë gjithë kohës ka qenë civil, ndërsa është mësuar edhe problemi që ai ka. Bëhet fjalë për një dhimbje në kavilje.

Edon Hasani

Sipas asaj që është mësuar, mesfushori ka dhimbje dhe nuk mund të stërvitet dot, por fatmirësisht nuk ka fryrje apo nxirje të kaviljes. Futbollisti do të nisë terapinë, por shpresohet që në ditët në vazhdim të nisë stërvitjen. Gjasat janë që deri të dielën lojtari mund të kthehet në përgatitje, por zor se mund të luajë titullar. Të paktën, ai nuk do të rrezikohet nga stafi teknik për ta hedhur në fushën e lojës, pikërisht kundër ish-skuadrës së Hasanit, Kukësi.





www.minuta90.com