Probleme me fushën, Laçi e pret Elbasanin në Kamzë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2019 | 13:03

Probleme me fushën, Laçi e pret Elbasanin në Kamzë

Laçi ka vijuar edhe këtë javë stërvitjet në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës. Problemi me aneksin stërvitor në Laç ka bërë që skuadra të zhvendoset në Pezë, ndërkohë që edhe ndeshjen e sotme për Kupën e Shqipërisë ndaj Elbasanit nuk do ta luajë në fushën e vet.

Cokaj Laci

“Panorama Sport” mëson se klubi kurbinas do ta presë kundërshtarin për ndeshjen e kthimit të turit të parë të Kupës pikërisht në fushën e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamzë. Takimi do të luhet sot në orën 14:00, teksa dy javë më parë në Elbasan nuk ka pasur fitues dhe gjithçka është mbyllur me rrjeta të paprekura. Sot Laçit i duhet vetëm fitorja për t’u kualifikuar më tej, teksa në bazë të skemës së Kupës i duhet të përballet në turin e dytë me fituesin e çiftit Bylisi-Pogradeci.

Ndërkohë, mësohet se klubi ka menduar të luajë në Kamzë enkas për t’i dhënë kohë problemit që ka pasur fusha në stadiumin e Laçit, ku pak ditë më parë u prish sistemi i vaditjes. Presidenca ka marrë të gjitha masat që ndeshja e së dielës për llogari të javës së 7-të kundër Bylisit të luhet në kushte komode në stadiumin “Laç”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"