Probleme me frymëmarrjen, përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjas. Ja detajet e fundit nga spitali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 18:54

Probleme me frymëmarrjen, përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjas. Ja detajet e fundit nga spitali…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, teksa portieri i Partizanit, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjatë i pallatit të tij në zonën e “Komunës së Parisit”.

aldo teqja

Për fat të mirë, gardiani i kuq, përpara se të përfundonte në tokë është përplasur me tendat dhe pemët e pranishme poshtë pallatit, duke mos ndërruar jetë.

71946861_2231956663693441_3845767700282343424_n

Ditën e djeshme u njoftua se 24-vjeçar ishte jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë sipas “Top Channel”, pak minuta më parë, raportohet se Teqja është futur në sallën e reanimacionit pas ka probleme me frymëmarrjen. Sipas po të njëjtit burim bëhet me dije se portieri i Partizanit ka probleme me mushkrinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"