Probleme me dokumentet, lojtari i “demave” shkon në Maqedoni nga halli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2021 | 16:32

Probleme me dokumentet, lojtari i “demave” shkon në Maqedoni nga halli

Lojtari i Partizanit, Abubakar Kamara, ka pasur një problem me lejeqëndrimin në Shqipëri dhe viza që ka, e detyron të dalë jashtë vendit tonë për t’u rikthyer sërish. Si pasojë, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është larguar ditën e djeshme drejt Maqedonisë, që viza e tij të mos digjej.

partizani

Ndërsa dy lojtarët e tjerë, Maguete dhe Saliou, nuk kanë asnjë problem me dokumentacionin etyre. Kamara luan si sulmues krahu dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Partizanin, pasi i bindi drejtuesit gjatë fazës përgatitore në muajt e verës.

Megjithatë, duket se Saliou dhe Maguete janë më të favorizuar nga stafi teknik, me dyshen që luajtën edhe kundër Kukësit në sfidën e shkuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"