Problematikat/ Nga të huajt deri te Liga Unike, Federata Shqiptare e Basketbollit mbledh bordin drejtues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 10:31

Problematikat/ Nga të huajt deri te Liga Unike, Federata Shqiptare e Basketbollit mbledh bordin drejtues

Federata Shqiptare e Basketbollit ka mbajtur dje një mbledhje të kryesisë drejtuese, në të cilën ishin të pranishëm presidenti Avni Ponari dhe anëtarë të KD-së.

FSHB

FSHB njofton se në këtë takim janë diskutuar disa problematika të rëndësishme të sportit të koshit duke nisur që nga çështja e të huajve, nëse do të ketë një kufizim të numrit pa limit të lojtarëve që zbarkojnë në Shqipëri.

Kjo është edhe një prej problematikave më të mëdha të ngritura prej vitesh në komunitetin e basketbollit në vend.

Lojtarët e shumtë të huaj kanë kontribuuar për ngritjen e nivelit të kampionateve, por nga ana tjetër kanë mbyllur hapësirat për basketbollistët vendës.

Gazeta mëson se nuk ka pasur asnjë vendim për këtë çështje, por thjesht një diskutim.

Kujtojmë se në daljet e tij, presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, ka qenë gjithnjë për tregun e lirë të lojtarëve dhe kundër kufizimit të numrit për të huajt.

Federata ka njoftuar gjithashtu se objekt diskutimi në mbledhjen e KD-së kanë qenë edhe vijimi i Ligës Unike siç është parashikuar në marrëveshjen mes dy qeverive.

Përcaktimi i qartë se kush dhe si do të marrë pjesë në Ligën Unike. Regjistrimi i gjithë grupmoshave që luajnë basketboll, nga mosha 8 deri në 10 vjeç.

Rritja e nivelit të gjyqtarëve dhe trajnerëve. Regjistrimi i çdo ndeshjeje nga ekipet pritëse, si dhe vazhdimi i pjesëmarrjes me të gjitha grupmoshat në aktivitetet rajonale dhe ato europiane.

PANORAMASPORT.AL