Problem për merkaton e Lacios, Sarri kërkon menjëherë largimin e Muriqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2022 | 15:04

Problem për merkaton e Lacios, Sarri kërkon menjëherë largimin e Muriqit

Vedat Muriqi prej kohësh nuk bënte pjesë në planet e Mauricio Sarrit, duke kërkuar largimin prej ditësh. Duket se dhe për Lacion, largimi i sulmuesit të Kosovës do t’i vinte në ndihmë të klubit.

Vedat Muriqi of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and Sassuolo Calcio at Stadio Olimpico, Rome, Italy on 24 January 2021. PUBLICATIONxNOTxINxUK Copyright: xGiuseppexMaffiax 28160095

Merkato e Lacios është e bllokuar për shkak të disa problemeve financiare dhe nuk mund të afrojë asnjë lojtar nëse nuk shet më parë. Sipas Corriere Dello Sport Muriqi dhe Lacari janë lojtarët që Sarri kërkon t’i largojë.

Dhe kosovari nga ana tjetër dëshiron të largohet sa më shpejtë nga Lacio, me disa ekipe që kanë shfaqur interes për sulmuesin 27-vjeçar. Nëse Muriqi dhe Lacari arrijnë të largohen, Sarri do të arrijë të afrojë zëvendësuesit që ka në mendje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"