Problem në venat e gjakut, ish-piloti i Formulës 1 shtrohet me urgjencë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2018 | 20:24

Problem në venat e gjakut, ish-piloti i Formulës 1 shtrohet me urgjencë në spital

Ish-piloti i Formulës 1, Rubens Barrikelo, u shtrua me urgjencë në spital ditën e shtunë, si pasojë e një sëmundjeje. Pas diagnostikimit, u mësua se kishte një problem në venat e gjakut, gjë që i kishte shkaktuar dhimbje të fortë koke.

Barikelo

Ish-piloti i Ferrarit, i cili aktualisht është 45-vjeç shpërndau në “Instagram” një videomesazh për të gjithë fansat e tij, ku tregon se shtrimi në urgjencë ishte i frikshëm, por mësa duket sëmundja e tij ka kaluar.

barrichello

“Tani jam më mirë, por pata fatin që ime shoqe më shoqëroi menjëherë për në spital. Një sëmundje e papritur dhe shtrimi në urgjencë ishin “të frikshme”, por më e keqja duket se ka kaluar, edhe pse frika ishte e madhe. “Të shtunën u ngrita në mëngjes, doja të bëja një dush, por pata një dhimbje të fortë koke.

??gratitude??????#englishversion

A post shared by Rubens Barrichello 1️⃣1️⃣1️⃣ (@rubarrichello) on

Bashkëshortja ime ishte aty, për fat të mirë, e thirri menjëherë mjekët, të cilët më transportuan në spital. Duhet të bëj ende disa analiza, por deri tani duket se kam pasur një problem në vena. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë dhe për dashamirësinë tuaj. Shpresoj të rikthehem shpejt në pistë”, shkruan Barikelo.

barrichello

Kujtojmë që piloti braziluan u tërhoq nga garat e Formulës 1 në vitin 2011. Më ai garoi në kategorinë “Stock” në Brazil, përveç pjesëmarrjes në IndyCar dhe 24 orët e Le Mansit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"