Problem në momentin më të papërshtatshëm, dëmtohet futbollisti kryesor i Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 13:18

Problem në momentin më të papërshtatshëm, dëmtohet futbollisti kryesor i Barcelonës

Antuan Grizman lëndohet në momentin më të papërshtatshëm për Barcelonën. Futbollisti francez ka dëmtuar muskulin e përparmë në kofshën e djathtë (kuadricepsin). Lajmi është konfirmuar nga klubi katalanas në një komunikatë për shtyp.
atnuan grizman
Lëndimi i kampionit të botës konfirmohet një ditë pas fitores ndaj Real Valadolidit. Grizman luajti pjesën e parë dhe më pas u zëvendësua nga Luis Suarez.

Ish-lojtari i Atletiko Madridit po kalon jave të vështira më kampin katalanas, pasi është aktivizuar si lojtar dytësor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"