Problem muskulor, mesfushori i Skënderbeut edhe 10 ditë larg fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 14:31

Problem muskulor, mesfushori i Skënderbeut edhe 10 ditë larg fushave

Skënderbeu nuk është ndalur vetëm me ndeshjen e luajtur në Kupë, pasi, pavarësisht pushimit të kampionatit, trajneri Ilir Daja ka kërkuar që të mbajë ekipin e karikuar për sfidën e radhës ndaj Laçit, që do të zhvillohet të enjten e ardhshme.

Skenderbeu, stervitja ne prag te ndeshjes me Jang Bojs

Për këtë arsye, ekipi ka zhvilluar dje seancën e radhës në orën 16:30 për të përgatitur takimin kundër Laçit. Me disa mungesa, duke përfshirë edhe Jashanicën e Alitin të grumbulluar nga Kosova, Daja punoi me grupin e lojtarëve që kishte në dispozicion.

Bakari Nimaga

Veçmas u stërvit Bakari Nimaga, i cili vuan një shqetësim muskulor dhe do të duhet të qëndrojë të paktën dhjetë ditë larg fushave. Pjesa tjetër e ekipit, përfshi edhe Osmanin, është gati për ndeshjen e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"