Pro & kundër/ Lëvizje të shpejta në hyrje, ja si ka ndryshuar Laçi pas merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 22:38

Pro & kundër/ Lëvizje të shpejta në hyrje, ja si ka ndryshuar Laçi pas merkatos

Laçi është një tjetër skuadër që ka bërë një merkato interesante këtë periudhë. Kurbinasit kanë ditur të përfitojnë nga Kukësi dhe Vllaznia duke siguruar 3 lojtarër të rëndësishë: Emiljano Mustën, Erhun Obanorin dhe portierin Alen Sherri. Jo vetëm kaq, por Laçi do të ketë një armë akoma më të fortë, “Këpucën e Artë” të sezonit të kaluar Kirian Nuabuezen. “Panorama Sport” ju sjell argumentet pro dhe kundër rreth ndryshimeve te Laçi për sezonin 2020-2021:

laci elbasan arena

PRO
-Laçi shikohet si një nga ekipet më stabël të Superiores, pasi drejtuesit kanë ruajtur grupin, si dhe kanë dubluar pozicionet duke afruar edhe lojtarë nga rivalët, si Musta dhe Obanor.

-Kurbinasit kanë treguar se dinë t’i fitojnë “bastet” me të rinjtë dhe e njëjta gjë pritet edhe këtë sezon duke besuar te disa të tillë, që mund t’i bëjnë gati për tregun europian.

-Kalimi i një turi në Europë, jo vetëm që ka shëndoshur financat, por u ka dhënë më shumë besim kurbinasve për të zgjeruar diapazonin dhe për të pretenduar edhe për titullin kampion.

-Kirian Nuabueze mendohej se do të largohej nga Laçi, por me mbajtjen e golashënuesit më të mirë të vitit të shkuar, sulmi mbetet i frikshëm.
Laci

KUNDËR

-Pjesa e historisë mund të jetë faktor penalizues për kurbinasit në luftën për titullin, pasi mbetet një trofe i pashijuar më parë.

-Kurbinasit kanë treguar se dinë të mbajnë presionin e kundërshtarëve, por mbetet për të parë se sa të aftë do të jenë që të përshtaten me trysninë që të jep të qenit pretendent për titull, pasi në Laç mendojnë se ka ardhur ora për ta synuar një gjë të tillë.

-Laçi është konsideruar gjithnjë si skuadër fushe dhe prania e tifozëve ka qenë shtysë më shumë. Rënia e interesit, por edhe mbyllja e stadiumeve nga pandemia mund të kenë ndikimet e veta.

-Precedentët e së shkuarës dhe profili i ulët mediatik, zgjedhje e vetë klubit, mund të bëjë që bardhezinjtë të humbasin pikë kundrejt rivalëve.

LACI

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"