Pro dhe kundër/ Bilanci i parë sezonal i Interit, mes surpriza dhe sigurive

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 22:23

Pro dhe kundër/ Bilanci i parë sezonal i Interit, mes surpriza dhe sigurive

Tre muaj janë një kohë e mjaftueshme për të krijuar një ide mbi secilin prej tyre. Antonio Kontes ndoshta i është dashur edhe më pak.

inter

Dhe trajneri, në mes të tetorit, di se çfarë të presë nga çdo lojtar i skuadrës. Nga dikush kërkon një hap cilësor, disa të tjerë e kanë befasuar dhe po kërkon të kuptojë se kur të pyesë për më shumë.

Baza

Një skuadër që Lufton deri në fund duhet të ketë normalisht baza solide dhe kampionë që të mbajnë pjesën më të madhe të peshës. Nuk ka qenë e vështirë të gjendeshin te kapiteni Handanoviç, te dyshja e mbrojtësve Shkrinjar-De Vraj, te “regjisori” Brozoviç. Të gjithë futbollistë me statusin e konsoliduar, ku iu shtua Lukaku, lojtari rreth të cilit ndërtohet faza sulmuese. Pa këta të pestë Konte nuk do të bënte dot kurrë. Megjithëse pret diçka më shumë.

Për t’u rritur

Hapet këtu kapitulli i lojtarëve nga të cilët stafi teknik pret një plus për të rinisur marshimin, duke shfrytëzuar një kalendar në kampionat më se të përballueshëm. Grupi po udhëhiqet në mënyrë virtuale nga Godin, jo shumë për gjysmëpasiguritë kundër Juves dhe Barçës, sa për potencialin që uruguaiani transferoi nga Madridi në Milano: kur “sherifi” është në formë optimale, arrin të bëjë ndryshimin në të dyja zonat e fushës. Një hap cilësor Konte e priste edhe nga Sançez, një tjetër në pritje vazhdimësie: dëmtimi i radhës rrezikon ta lërë të ndalur për 2-3 muaj, duke shndërruar më qendror në rol Lautaron. Argjentinasi është rritur në paraqitje, por nga një talent si ai Interi pret një rritje konstante. Diçka më shumë pritej edhe nga Vesino dhe Galjardini.

Surpriza dhe “ushtarë”

Në mesfushë dy të fundit kanë pasur më pak hapësira edhe për shkak të përshtatjes në nivele të larta të Sensit dhe Barelës. Bastoni do ishte i riu i tretë tek i cili Konte do bazohej menjëherë, të mos ishte për tri “monumentet” në mbrojtje. Të rinjve Konte nuk mund t’i kërkojë më shumë. Ndërkohë që po u beson “ushtarëve” të përzgjedhur: flitet për D’Ambrozion, Kandrevën dhe Azamoahn. Por, edhe Politanon dhe Ranokian. Në listën e legjionarëve pritet të shtohen edhe Biragi dhe Lazaro. Më pak se austriaku kanë luajtur vetëm Dimarko dhe Borha Valero (0 minuta), të cilët pritet të angazhohen shumë pak nga Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"