Ekskluzive / Privatizim dhe gjyqe, Ademi “zbërthen” telashet e Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 17:58

Ekskluzive / Privatizim dhe gjyqe, Ademi “zbërthen” telashet e Vllaznisë

Kryebashkiakja e Shkodrës dhe njëkohësisht presidentja e klubit të Vllaznisë, Voltana Ademi, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka vendosur t’u përgjigjet disa prej çështjeve më të nxehta që shqetësojnë kohët e fundit ambientin kuqeblu. Një prej tyre është pa dyshim çështja e financave, pasi llogaritë e klubit janë të bllokuara.

Ademi

“Këshilli Bashkiak në mbledhjen e muajit korrik ka vendosur tashmë alokimin e rreth 17 milionë lekëve për financimin në vazhdimësi të klubit të futbollit ‘Vllaznia’. Prefekti i Qarkut Shkodër pritet që sa më shpejt, e brenda afateve ligjore të dërgojë aprovimin për këtë vendim, duke i hapur rrugë kështu procedimit të mëtejshëm për operimin dhe mbështetjen e lojtarëve dhe të stafit teknik. Procedura do të vazhdojë, si gjithnjë, në respektim të ligjit dhe në zbatim të kontratave ekzistuese me stafin dhe lojtarët”, ka thënë Ademi.

PRIVATIZIMI

Pothuajse i gjithë ambienti sportiv në Shkodër mendon se skuadra duAdmir Uruçi het privatizuar dhe kryebashkiakja shprehet se tashmë procedurat kanë nisur. “Dua të saktësoj se procesi i privatizimit është iniciuar nga ana ime dhe për këtë që në fillim të këtij viti i jam drejtuar Këshillit të Bashkisë duke miratuar me vendim financimin e procedurës së vlerësimit të shoqërisë, që domosdoshmërisht i paraprin konkurrimit për blerjen në ankand të aksioneve.

voltana ademi bashkia shkoder

Është hera e parë që në Shqipëri kryhet një procedurë e tillë, për një shoqëri sportive në përputhje me ligjin: ‘Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare’. Asnjë institucion dhe Shoqëri Vlerësimi në Shqipëri deri më tani nuk ka rezultuar të ketë patur ndonjë eksperiencë të tillë, për vlerësimin e shoqërive të ngjashme sportive, në nivel kombëtar apo lokal. Prandaj për hartimin e termave të referencës dhe vazhdim më tej të procedurave u jemi drejtuar konsulentëve ndërkombëtarë.

Por të gjithë ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm se kjo procedurë kërkon kohën e duhur të nevojshme për të pasur një produkt të saktë për krijimin e kushteve për konkurrim dhe për vlerësimin real të shoqërisë”, sqaroi kryebashkiakja e Shkodrës.

GJYQI

Një tjetër çështje që Ademi ka prekur është gjyqi i humbur me “Gea Sport”, për të cilin ka shumë paqartësi. “E vërteta është se administratori i shoqërisë është paraqitur vetëm një herë dhe pasi ka insistuar të marrë pjesë në seancën ndërmjetësuese. Gjatë kësaj periudhe, ‘si rastësisht’ nga Qendra MEDART nuk është dhënë adresa e saktë e vendndodhjes.

Kjo ka rezultuar në një orvatje pa fund dhe sorollatje nga ana e gjyqtarëve të arbitrazhit. Në seancën e vetme ku administratori ka marrë pjesë, ai i është drejtuar me shkresë trupës gjykuese/ndërmjetësuese, për respektimin e procedurës së arbitrazhit, sikurse ligji e përcakton, duke argumentuar veprimet e caktimit të gjyqtarëve në mënyrë të njëanshme, pa marrë pëlqimin, konfirmimin apo edhe propozimin për arbitrat në gjykim apo ndërmjetësim.

vllaznia ademi

Vendimmarrja e mëtejshme është bërë pa vënien në dijeni, as përpara e as pas vendimit të marrë nga qendra e arbitrazhit, në këtë rast, nga arbitri i caktuar. Por problem nuk është vetëm vendimi i marrë. Kjo është më e pakta! Qendra MEDART ka vepruar në kundërshtim flagrant me ligjet, duke qenë një shoqëri fantazmë, inekzistente dhe për këtë tashmë ka një proces gjyqësor të hapur që po shqyrtohet në Prokurori, pas denoncimit të bërë nga ana e Bashkisë Shkodër.

Besojmë se organet ligjzbatuese do të bëjnë të mundur hetimin e plotë të kësaj çështjeje dhe nxjerrjen e përgjegjësve para ligjit, pasi askush nuk mund të tallet apo të nëpërkëmbë emrin e Vllaznisë, kushdo qoftë ai”, ka mbyllur Ademi.

Admir Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"