Pritjet/ Strakosha renditet i katërti në Europë, thyen De Gean dhe Ter Shtegenin
Performancat pozi tive me fanellën e Lacios për Thomas Strakoshën nuk janë më lajm, por sigurisht fakti që është i katërti në Europë për pritje, përbën lajm. Gardiani shqiptar ka arritur të renditet mes më të mirëve të kontinentit për sa u përket pritjeve që ka bërë deri tani.
Portieri i Kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë 51 pritje gjatë këtyre javëve të kampionatit italian duke lënë pas tij emra shumë të mëdhenj në Europë si De Gea, Ter Shtegen, por edhe të tjerë që ruajnë portën e skuadrave të tyre. Madje, interesant është fakti që gardiani i Kombëtares shqiptare ka vetëm 5 pritje më pak sesa portieri i parë në këtë listë. Listën e kryeson portieri Pavlenka i Verderit, i cili deri tani ka bërë 65 pritje.
Në renditjen e bërë nga “Eurofootball”, që merret me statistikat e kampionateve në Europë, Strakosha parakalohet vetëm nga 3 portierë. Për fat të keq, shqiptari ka humbur podiumin e kësaj renditjeje për shumë pak pritje. Matia Perin renditet i dyti me 55 pritje, ndërkohë që Nikolasi i Veronës ka 53. Strakosha i katërti me 51, ndërsa në vendin e pestë është Shmolov i Frajburgut me 48 pritje.
TITULLAR- Pasi pushoi në ndeshjen e Ligës së Europës kundër Viteshes, ditën e sotme Strakosha pritet të jetë titullar kundër Fiorentinës. Lacio do të tentojë rikthimin te fitorja pas humbjes në javën e kaluar me Romën dhe Inzagi nuk dëshiron të bëjë eksperimente. Ai do të zbresë në fushë ekipin e tij më të mirë, që fillon me prezencën e Strakoshës në portë.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"