Pritja shton ankthin, Elbasani thur plane vetëm në… letër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2019 | 19:04

Pritja shton ankthin, Elbasani thur plane vetëm në… letër

Elbasani duket se nuk do të pretendojë më shumë sesa mbijetesa sezonin 2019-2020. Kushtet në të cilat ndodhet nuk ia lejojnë të synojë më lart, edhe pse dëshira për të parë skuadrën në elitë është e madhe. Ndonëse klubi ka shpresa se përgjatë këtyre dy muajve do marrin fund të gjitha problemet financiare me daljen në skenë të aksionarëve të rinj, për momentin duhet të kënaqet dhe të bëjë llogaritë me kushtet aktuale.

Elbasani

Momentalisht, klubi ka në përbërje vetëm disa lojtarë, që duket se i kanë premtuar besnikëri edhe për faktin se nuk shohin ndonjë gjë më shumë në klubet e tjera të të njëjtit nivel me verdheblutë. Me ta do mundohet që të ngrihet një ekip mbijetese, sepse për më shumë është e tepërt të mendohet. Për këtë arsye, edhe drejtues të klubit janë rezervuar në deklaratat se sezonin e ardhshëm do të bëhet patjetër një ekip pretendent.

Ata e kanë të qartë se për momentin nuk e kanë situatën në favor. Të paktën, momentalisht verdheblutë janë një klub që sezonin e ardhshëm do të luajnë sërish për mbijetesën dhe për këtë arsye po qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Nëse në javët në vijim do të ketë zhvillime pozitive, atëherë do të niset të mendohet edhe për ndërtimin e një ekipi pretendent, të cilin në Elbasan e presin prej shumë vitesh.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"