Pritja nuk ka fund për Pogradecin, kapiteni Jahaj: U lodhëm, kemi që në dhjetor pa luajtur ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 21:46

Pritja nuk ka fund për Pogradecin, kapiteni Jahaj: U lodhëm, kemi që në dhjetor pa luajtur ndeshje

Pritja nuk paska fund për Pogradecin. Sikur të mos mjaftonin shtyrjet e vazhdueshme dhe pushimi që u rezervonte java e 10-të, nuk luajtën dot as të shtunën. Këtë herë pengesë u bë bora. Kjo gjendje i ka lodhur liqenorët, që kanë aq shumë mall për fushën. Kapiteni Saimir Jahaj shpreson që kjo situatë të mos japë pasoja në ekip.

Jahaj

“Na duheshin shumë tri pikët. Kjo do të sillte më shumë qetësi dhe siguri për vazhdimësinë. Pastaj na ka munguar edhe ritmi i ndeshjeve gjatë kësaj periudhe, pasi kemi që në dhjetor që nuk luajmë. Kjo ka ndikimet e veta. Gjithsesi, duhet ta kalojmë këtë. Veç shtyrjes, problem është edhe i ftohti. Kjo situatë nuk është aspak pozitive. Neve na duhet të jemi të kujdesshëm sa u takon dëmtimeve.

Kushtet nuk të lejojnë shumë të luash me topin. Ne po mundohemi, edhe pse kështu, të zhvillojmë një stërvitje sa më të plotë dhe shpresojmë që të kemi përmirësim të kushteve atmosferike dhe një garë normale pa ndërprerje të mëtejshme”, tha 35-vjeçari për “Panorama Sport”.

ROMEO XINXIF

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"