Pritja e sezonit në Serinë A, Berisha e Strakosha në podium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2018 | 12:42

Pritja e sezonit në Serinë A, Berisha e Strakosha në podium

Në çdo javë, për kampionatet përzgjidhen disa nga pritjet më të mira, duke bërë një renditje për performancën më pozitive të gardianëve.

strakosha berisha

Portali “offsiderule” ka vlerësuar dhjetë pritjet e këtij edicioni në futbollin italian. Duke bërë nga një vlerësim dhe përshkrim për secilën prej tyre, ka përfshirë dy portierët e Kombëtares shqiptare, në vendin e dytë dhe të tretë për pritjen më të mirë.

Berisha dhe Straksoha

Donaruma kryeson për pritjen e bërë ndaj Napolit, në përballjen me Milik. I dyti është përzgjedhur portieri i Atalantës, Etrit Berisha, i cili është evidentuar për një refleks spektakolar në ndeshjen kundër SPAL. I treti, që plotëson podiumin, është gardiani tjetër i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Numri një i Lacios është në këtë renditje për një reagim në sfidën e bardhekaltërve kundër Veronës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"