“Pritja e penalltisë? Isha përballur më parë me Ujkën”, portieri i Skënderbeut: Kemi pasur trajnerin më të mirë, kam mësuar shumë prej tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:33

“Pritja e penalltisë? Isha përballur më parë me Ujkën”, portieri i Skënderbeut: Kemi pasur trajnerin më të mirë, kam mësuar shumë prej tij

Portieri i Skënderbeut Mario Dajsinani tregoi pas pritjes së penalltisë ndaj Bylisit se ishte ndeshur me të njëjtin lojtar Ujka dhe nuhati se në cilin krah do të gjuante 11-m.

bandicam 2020-11-21 16-09-04-145
Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, 21-vjeçari tregoi se ky është viti i duhur për të bërë hapin e karrierës. Ai vlerësoi ish-trajnerin e portierëve të Skënderbeut Ilir Bozhiqin.

“Barazimi – Në radhë të parë falenderoj shokët e skuadër për lojën që bëmë. Besoj se pritja e penalltisë, na dha më shumë zemër.

Penalltia – Ka ndodhur e njëjta gjë me Ujkën në një tjetër ndeshje, por atëherë shënoi. Këtë herë pata ndjesi se do gjuante në krahun tjetër.

Momenti për hapin e karrierës – Kam 4 vite te Skënderbeu, tani besoj është i viti i duhur për të kaluar më tej. Kemi pasur trajnerin më të mirë në Shqipëri për portierë, Bozhiqin. Kam mësuar shumë.

Pjesa tjetër e ekipit nuk veproi mirë – Kam detyrën të mbroj portën, kurse skuadrën e drejton trajneri”, deklaroi Dajsinani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"