Priti të zhbllokohej merkatoja e Partizanit, ja skuadra që do të vazhdojë karrierën Gledi Mici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 22:44

Priti të zhbllokohej merkatoja e Partizanit, ja skuadra që do të vazhdojë karrierën Gledi Mici

Pas përgjigjes negative të KAS-it, për zhbllokimin e merkatos së Partizanit, mbrojtësi Gledi Mici, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te skuadra e Prishtinës në kampionatin kosovar.

MICI

29-vjeçari, që shkroi historinë me Skënderbeun, duke shkuar në grupet e Ligës së Europës, kishte arritur akordin me “Demat e Kuq”, por pas vendimit negativ, të bërë publik ditën e djeshme, zgjodhi t’i bashkohet skuadrës kosovare, e cila këtë sezon të ri ka objektiva madhore. Kujtojmë që më herët  Prishtina transferoi Sabjen Lilaj, duke ndërtuar kështu një ekip të frikshëm për sezonin e ri.

gledi mici

Mediat kosovare bëjnë më dije se palët zgjidhën sot edhe detajet e fundit të marrëveshjes. Mici pritet të zbarkojë në kryeqytet gjatë ditëve në vijim për t’u prezantuar. Mbrojtësi i majtë ishte pjesë e Shkëndijës në edicionin e kaluar, por u nda me kuqezinjtë në fund të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"