Priti penalltinë ndaj Greqisë, flet Muriç: Treguam forcën, nuk e di nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2020 | 20:02

Priti penalltinë ndaj Greqisë, flet Muriç: Treguam forcën, nuk e di nëse…

Portieri Arianet Muriç priti penalltinë në pjesën e parë në barazimin 0-0 të Kosovës ndaj Greqisë, ndërsa gjatë lojës ishte vendimtar me disa ndërhyrje të mira.

auto_muric_1542221283-52102001542222294

“Ishte paraqitje e mirë nga unë. Nëse është më e mira me Kosovën, nuk e di, por besoj se kështu duhet të jetë. Ishte shumë e rëndësishme ta prisja penalltinë, sidomos për skuadrën”, deklaroi fillimisht shtatlarti i portës kosovare.

I pyetur për pikën e marrë në Greqi dhe vazhdimësinë e skuadrës, ai shtoi: “Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që mbajtëm portën të paprekur. Treguam forcën tonë në këtë ndeshje dhe besoj që në të ardhmen do të qëndrojmë së bashku, duke qenë më të fortë dhe më të mirë si skuadër. Kam shumë besim te ky grup lojtarësh që kemi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"