Priti penallti dhe dërgoi Vllazninë në grupet e Champions-it, portierja amerikane: E bekuar që luaj në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 22:27

Priti penallti dhe dërgoi Vllazninë në grupet e Champions-it, portierja amerikane: E bekuar që luaj në Shkodër

Kajlin Uilliams është portierja 25-vjeçare amerikane e Vllaznisë, e cila u bë një heroinë e vërtetë në dy ndeshjet kundër Vorsklës. Ajo priti nga një penallti në të dyja takimet, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin historik të Vllaznisë. Portierja amerikane foli dje për “Panorama Sport” rreth këtij momenti fantastik.

vllaznia femra

“Jam e bekuar që jam pjesë e këtij ekipi dhe e di shumë mirë se sa rëndësi ka pasur kjo ndeshje, në të cilën ne arritëm që të kualifikohemi mes 16 ekipeve më të mira të Europës. E di se sa rëndësi ka pasur për vajzat, që janë në këtë skuadër prej vitesh, për presidentit dhe qytetin.

Mendoj se kam bërë punën time dhe pritja e penalltive më gëzon, pasi arrita ta ndihmoj ekipin. Edhe pse nuk jam prej shumë kohësh te Vllaznia, ende nuk arrij ta besoj se sa shumë rëndësi ka për qytetin kualifikimi. Shpresoj që të vazhdoj të jem te Vllaznia.

vllaznia femra

Vajzat, stafi, presidenti dhe të gjithë të tjerët këtu në Shkodër janë sjellë shumë mirë me mua dhe dua t’i falënderoj. Kjo më bën që të vazhdojmë bashkëpunimin, sepse po përjetojmë një moment shumë të bukur, që nuk dua ta humbas as në vazhdimësi”, ka thënë Uilliams pas ndeshjes së djeshme.

S.NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"