Priti një penallti ndaj Leçes, flet Strakosha: Mund të kishim bërë më mirë, me shqetëson…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 18:51

Priti një penallti ndaj Leçes, flet Strakosha: Mund të kishim bërë më mirë, me shqetëson…

Lacio mposhti me rezultatin 4-2 Leçen, në një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet. Një nga lojtaret më të mirë të Lacios ishte edhe portieri shqiptar, Tomas Strakosha, i cili priti edhe një penallti në minutën e 67’, e cila ka ngjallur shumë polemika në Itali.Roma-Lazio-Strakosha

Pikërisht menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, gardiani kuqezi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të klubit, ku shprehet:  “Për fat të mirë ne fituam sot, edhe pse me vuajtje. Ne e dinim se Leçe është një ekip i vështirë, ata bënë më mirë se ne në disa duele ajrore. Ne luajtëm shumë mirë, por mund t’i kishim shmangur golat e pësuar. Ndodh ndonjëherë të kemi rënie të përqendrimit. Jam i lumtur për fitoren, tani me pushimin e kombëtareve mund të qetësohemi.

Unë nuk doja të pësoja gol sot, pësova dy dhe kjo më shqetëson sado pak. Që kur kam ardhur këtu, kam parë që Lacio lufton në të gjitha kompeticionet, këtë vit në Europë nuk na ka ecur mirë, por disa rezultate nuk tregojnë atë që kemi treguar në fushë. Mund të kishim bërë shumë më mirë. Sidoqoftë ne do të mësojmë nga gabimet tona. Megjithatë kemi edhe dy ndeshje në Ligën e Europës.”, u shpreh Starkosha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"