Priti 11-metërshin ndaj Burrelit, Vukashinoviç: Penalltia nuk ishte, gjykimi i njëanshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2020 | 16:47

Priti 11-metërshin ndaj Burrelit, Vukashinoviç: Penalltia nuk ishte, gjykimi i njëanshëm

Djorde Vukashinoviç ishte heroi i Besëlidhjes ndaj Burrelit. Me ndërhyrjet vendimtare dhe penalltinë që priti, shmangu humbjen e lezhjanëve. Portieri shpreh keqardhje për barazimin dhe ankohet për gjykimin.

vukasinovic

“Ndeshja ishte shumë e fortë, pasi edhe kundërshtari ishte në nivel shumë të mirë. Ne duhet të fitonim. Krijuam raste, por nuk arritëm që t’i shfrytëzonim.

Kundërshtari krijoi raste dhe na vuri në rrezik, por portieri atë detyrë ka… Jam i gëzuar që prita penalltinë, ndonëse për mua ajo nuk duhej dhënë. Gjykimi ishte i njëanshëm. Shpresoj që në sfidat e radhës nuk do të kemi më gabime para portës kundërshtare”, tha serbi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"