Pritet vetëm zyrtarizimi, merret vendimi për të ardhmen e Edi Rejës si trajner i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 23:55

Pritet vetëm zyrtarizimi, merret vendimi për të ardhmen e Edi Rejës si trajner i Shqipërisë

Edi Reja praktikisht e ka mbyllur aventurën e tij te Shqipëria.

REJA SI ALEGRI

Media priti dje një reagim të Dukës pas barazimit me Islandën, por ai refuzoi ta zyrtarizonte divorcin që e ka paralajmëruar prej kohësh me italianin 75-vjeçar.

Trajnerit i skadon kontrata në nëntor të këtij viti, por zor se do të jetë në miqësoret me Italinë dhe Arabinë Saudite.

Tani dilema e vetme është nëse zyrtarizimi i largimit do të bëhet sot apo nëse trajneri do të paguhet deri në fund të kontratës, pra edhe dy muajt e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"