Pritet vetëm firma, lojtari i Junajtid zbarkon në Itali. Interi gati të “përqafojë” afrimin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 9:47

Pritet vetëm firma, lojtari i Junajtid zbarkon në Itali. Interi gati të “përqafojë” afrimin e parë

Antonio Konte është gati të përqafojë afrimin e parë të merkatos së dimrit, teksa Interi tashmë synim të qartë ka titullin kampion.

eshli jang

Eshli Jang ka zbarkuar në Milano dhe është gati të kalojë vizitat mjekësore të nevojshme. Lojtari pritet të firmosë një kontrayë deri në fund të qershorit me opsion rinovimi, por  në bazë të rendimentit, siç raporton “Sport Mediaset”.

Në arkat e Mançester Junajtid do të kalojnë 1.5 milionë euro dhe një bonus prej 500 mijë euro, nëse fitohet kampionati.

34-vjeçari do të jetë afrimi i tretë nga Junajtid për Interin, pas Lukakut dhe Sançezit që u bashkuan këtë verë me zikaltrit. Nëse çdo gjë shkon mirë me vizitat mjekësore dhe nuk ka ndonjë të papritur, Konte do të ketë në dispozicion një lojtar me eksperiencë, që do ndihmojë ekipin në arritjen e qëllimeve.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"