Pritet të zyrtarizohet sot te Partizani, ja kush është sulmuesi i ri i “demave”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 11:46

Pritet të zyrtarizohet sot te Partizani, ja kush është sulmuesi i ri i “demave”

Emran Ramadani është goditja e Partizanit për repartin e sulmit. 25-vjeçari nga Tetova ndodhet në Tiranë dhe, gjatë ditës së sotme, pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare me klubin e kuq.

18

Bëhet fjalë për një sulmues që luan në të dy krahët, por përshtatet edhe në qendër të këtij reparti. Ramadani vjen pas pesë sezoneve radhazi si pjesë e Renovës, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me Shkëndijën e Tetovës, si dhe Hajduk Kulën në kampionatin serb.

ramadani-499x280

Në pjesën e parë të këtij sezoni, Ramadani luajti 17 ndeshje me Renovën, duke realizuar edhe një gol kundër Vardarit. Bëhet fjalë për një lojtar që më së shumti luan nga krahët e sulmit, por te Partizani mund të bëjë edhe “pykën”.

dfdfdf

Ramadani u bashkohet te Partizani edhe lojtarëve të tjerë që kanë ardhur nga Maqedonia si Jasir Asani, Alban Sulejmani dhe Egzon Belica.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"