Pritet të ndryshojë ekip, Milani gati të afrojë lojtarin me klauzolë 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 21:01


Pritet të ndryshojë ekip, Milani gati të afrojë lojtarin me klauzolë 100 milionë euro

Florentino Luis i Benfikës është një nga talentet më të kërkuara në panoramën e futbollit europian dhe Milani po lëviz në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit.

florentino.benfica.2019.20.dribbling.750x450

Menaxheri i mesfushorit ka bërë të qartë vullnetin e të asistuarit të tij për t’u larguar nga klubi luzitan pasi prej disa kohësh nuk gjen hapësirë. Pikërisht ky përdorim i paktë e ka shtyrë të kërkojë hapësirë dhe Milani mund ta “ndihmojë” duke qenë se ka kërkuar huazimin për dy sezone të 20-vjeçarit, i cili ka një kontratë me Benfikën deri në vitin 2024, teksa klauzola e blerjes është prej 100 milionë eurosh.

Deri pak javë më parë drejtuesit portugezë nuk ishin dakord me largimin e Florentinos, por duke parë kërkesat në rënie, mund të hapen ndaj një akordi me kuqezinjtë. Me këtë çështje po merren drejtorët Rui Kosta e Frederik Masara, teksa mediat portugeze njoftojnë se akordi mund të gjendet së shpejti.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com