Pritet të mungojë ndaj Interit në Champions, madrilenët do të bëjnë pa liderin e tyre në transfertën e Milanos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 19:54

Pritet të mungojë ndaj Interit në Champions, madrilenët do të bëjnë pa liderin e tyre në transfertën e Milanos

Lajme jo të mira në shtëpinë e Real Madridit, Zinedin Zidan do të bëjë pa kapitenin e skuadrës, Serxho Ramos i cili ka pësuar dëmtim muskulor në këmbën e djathtë.

Sergio-Ramos

 

Mbrojtësi veteran i madrilenëve ka ngritur flamurin e bardhë gjatë ndeshjes ndaj Gjermanisë ku ka ndjerë shqetësim në kofshën e djathtëdhe do të jetë i kushtëzuar të humbasë ndeshjen ndaj Vijarealit në kampionat dhe ndaj Interit në Champions. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi “merengues”, ku sqaron se mbrojtësit 34-vjeçar do ti vlerësohet gjendja ditë pas dite.

Dhe Rafael Varan ka patur një dëmtim të vogël me kombëtaren e tij franceze, por nuk është asgjë serioze.

Gjithashtu tek klubi mbretëror priten të bashkohen dhe Hazard, Militao dhe Kazemiro ku rezultuan negativ në tamponin e kryer për koronavirusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"