Pritet të jetë titullar ndaj qipriotëve, Ten Hag: Dua t’i nxjerr më të mirën Kristiano Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2022 | 15:27

Pritet të jetë titullar ndaj qipriotëve, Ten Hag: Dua t’i nxjerr më të mirën Kristiano Ronaldos

Erik ten Hag i ka dhënë gjithë mbështetjen e tij Kristiano Ronaldos, formën e të cilit e ka quajtur më të mirë tani. Sulmuesi portugez tentoi të largohej nga Mançester Junajtidi në verë.

Eric-Ten-Hag

Ai mungoi në fazën përgatitore dhe humbi edhe vendin e titullarit në skuadër. Por pas dëmtimit të Marsialit kundër Evertonit, portugezi e zëvendësoi dhe shënoi edhe golin e fitores.

Përpara ndeshjes në Ligën e Europës kundër Omonia Nikosias sot në “Old Trafford”, tekniku holandez tha në konferencë: “Unë dua ta mbështes Kristianon sa më mirë që të jetë e mundur. Ne kemi kërkesa të caktuara nga lojtarët, nga ajo që presim në pozicione të veçanta. Unë dua të nxjerr më të mirën prej tij. Ai është në formë më të mirë dhe unë jam i kënaqur nga kjo. Në fillim ishte çështje gjendjeje fizike. U provua edhe njëherë se askush nuk mund të humbasë fazën përgatitore të sezonit”.

37-vjeçari pritet të jetë titullar sot ndaj qipriotëve, ashtu siç ka qenë në ndeshjet e tjera të Ligës së Europës.

Ten Hag konfirmoi gjithashtu se CR7-a do ta kontestojë akuzën e Federatës Angleze për sjellje të dhunshme të tij pasi i theu telefonin tifozit të Evertonit, Xhek Harding, në prill: “Ne folëm për këtë me Ronaldon dhe ai nuk do ta pranojë akuzën”.

Komisioni Disiplinor i FA-së do të mblidhej pavarësisht përgjigjes së Ronaldos, sepse bëhet fjalë për një rast jo standard. Dhe tani atij paneli i duhet të përcaktojë nëse e sheh sulmuesin fajtor për akuzën e ngritur dhe nëse do të ishte kështu, atëherë do të vendosë për dënimin e tij. Ndëshkimi për portugezin mund të jetë që nga pezullimi deri te gjoba apo paralajmërimi. Vendimi i Ronaldos për ta kundërshtuar akuzën vjen pasi ai kërkoi ndjesë publikisht për incidentin me 14- vjeçarin në “Goodison Park”, ndërsa i rrëmbeu i nervozuar telefonin djalit autik dhe e përplasi atë në tokë teksa po hynte në tunel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"