Pritet te jetë një sezon ndryshe për Elbasanin, shumë favore për verdheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 11:01

Pritet te jetë një sezon ndryshe për Elbasanin, shumë favore për verdheblutë

Ky sezon pritet të jetë ndryshe për Elbasanin, jo vetëm se situata duket më e qëndrueshme dhe më pozitive, por edhe për kohën që skuadra ka pasur në dispozicion për t’u stërvitur.

Elbasani goli logo

Po t’i hedhim një sy edicioneve të mëparshme, verdheblutë kanë marrë pjesë në kampionat me 10 apo 15 ditë stërvitje. Dhe kjo ka bërë që ekipi të haste gjithnjë probleme në javët e para të kampionatit, si nga ana fizike, ashtu edhe lidhjen e lojës, pasi lojtarët nuk e njihnin lojën e njëri-tjetrit.

Megjithatë, këto favore janë vetëm në letër dhe gjithçka mbetet për t’u parë në fushë se çfarë do të ndodhë. Për të parë forcën e skuadrës, verdheblutë kanë programuar një miqësore me Bylisin të dielën, në qytetin e Elbasanit.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"