Pritet të bëhet lojtari më i vjetër që luan në Serinë A, Bufon tregon sekretin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 19:02

Pritet të bëhet lojtari më i vjetër që luan në Serinë A, Bufon tregon sekretin e tij

Portieri i Juventusit Xhanluigji Bufon tregon se ende e ka zjarrin brenda vetes, dhe se po rilind sërish. Bufon së fundmi zgjati kontratën edhe për një vit tjetër me bardhezinjtë dhe pritet të bëhet futbollisti më i vjetër që aktivizohet në Serinë A.

bufon juventus

 

“Unë ende e kam zjarrin brenda vetes”, tha 41 vjeçari për “ Randstad Italia” në Instagram. “Do vazhdoj të luaj sepse ndihem mirë dhe kompetitiv. Unë duket sikur po rilind. Ky është sekreti sesi unë po vazhdoj të luaj ende.

Në 12 vite të karrierës time kam shijuar fitoret dhe kam menduar shumë për humbjet”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"