Pritet merkato e bujshme, Interi përgatit superofertën për yllin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 13:18

Pritet merkato e bujshme, Interi përgatit superofertën për yllin e Serisë A

Mania për Lautaro Martinezin ka pushtuar Interin. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke konsideruar rendimentin prej kampioni të argjentinasit. Tani Interi duhet të shpejtojë për të rinovuar kontratën dhe ndoshta t’i heqë atë klauzolë prej 111 milionë eurosh që ngjason me një “ftesë” për Barcelonën, që e sheh si zëvendësuesin e Suarezit.

auzilio

BLERJET – Marota ka nisur punimet për zgjatjen e kontratës. Ndërkohë, po konsideron blerjet: mes emrave të parë në listë qëndron ai i Arturo Vidalit, por që Interi do ta merrte vetëm në huazim. Ndaj më të arritshme janë pistat “De Paul” dhe “Kulusevski”, me të parin që mund të afrohet që në janar.

Konte

Megjithëse kërkesa e madhe e Kontes është Federiko Kieza, për të cilin Auzilio do formulojë një ofertë që në janar: 30 milionë të arkëtueshme nga shitja e Gabigol, plus kartonët e Dalbertit dhe Politanos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"