Pritet largimi i radhës, mbrojtësi “braktis” Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 9:10

Pritet largimi i radhës, mbrojtësi “braktis” Vllazninë

Mbrojtësi i majtë, Godfrei Ualusimbi, pritet të jetë largimi i radhës nga Vllaznia. 30-vjeçari nga Uganda nuk u paraqit në klub gjatë këtij viti. 

Ualusimbi-vllaznia

 

 

Gjithashtu, nuk ishte i pranishëm në minifazën përgatitore. Gjë e cila e vendos seriozisht në pikëpyetje të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se klubi nuk e ka pasur në plane për të prishur kontratën me mbrojtësin e majtë, por palët mund të jenë krisur për çështje të tjera. A i cili erdhi me bujë në Shkodër, por nuk është se ka bindur.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"