Pritet firma në La Liga, Tirana dhe Apolonia do të mbushin arkën falë Elvi Berishës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 14:56

Pritet firma në La Liga, Tirana dhe Apolonia do të mbushin arkën falë Elvi Berishës

Elvi Berisha është pranë marrëveshjes me Leganes. Mesfushori i talentuar gjendet ende në Spanjë dhe në pritje të vizës së punës. Me të siguruar vizën, pritet që ai të mbyllë marrëveshjen me ekipin e La Ligas. Edhe pse lojtari nuk ka firmosur kontratë profesioniste me Tiranën (pasi kur luajti në Europë, refuzoi që të bënte kontratë afatgjatë), këta të fundit do të përfitojnë një shumë realisht të majme të hollash.

Berisha

Rregullat e vendosura nga UEFA janë të prera dhe çdo klub që ka investuar për trajnimin e një futbollisti, nuk del duarbosh. Berisha vetëm tri vite ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të bardhebluve dhe, në bazë të përllogaritjeve për një transferim ndërkombëtar, kryeqytetasit pritet që të marrin 90 mijë euro, pra nga 30 mijë euro për sezon.

Por, një akord zyrtar i futbollistit me Leganes mund t’i mbushë arkat edhe Apolonisë. Mesfushori i avancuar e ka nisur pikërisht me fierakët futbollin, konkretisht nga viti 2012 e deri në 2014, ndaj me të njëjtën formulë pritet që edhe ata të përfitojnë 90 mijë euro të tjera. Lojtari që prej mesit të muajit korrik kreu disa ditë provë dhe duket se e ka kaluar me sukses. Gjithsesi, tashmë Tirana dhe Apolonia duhen vetëm të shpresojnë që gjithçka të shkojë sipas planeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"