Pritet dyndje tifozësh ndaj Teutës, trajneri Brdariç ka vetëm një dilemë për formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2021 | 14:17

Pritet dyndje tifozësh ndaj Teutës, trajneri Brdariç ka vetëm një dilemë për formacionin

Klubi shkodran ka nxjerr dje në shitje biletat për ndeshjen që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 19:45, mes Vllaznisë dhe Teutës. KF Vllaznia njofton se ka hapur edhe një pikë të re për shitjen e biletave, teksa do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri 21:00, pranë Librarisë “Ora e Shkodrës” në qendër të qytetit.

Vllaznia-Laci

Nga sot dhe deri të premten, në orën 16:30 deri 20:30, biletat do të shiten edhe te sporteli pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Sipas asaj që njofton klubi, të premten sporteli do të jetë i hapur në 10:30.

Vllaznia pritet të mos ketë asnjë ndryshim në ndeshjen ndaj Teutës. Formacioni që trajneri Tomas Brdariç hodhi në fushë në Laç, sipas të gjitha gjasave do të konfirmohet edhe të shtunën. Megjithatë, një dilemë në mbrojtje ekziston dhe ajo është pikërisht për qendrën, aty ku Adili kishte si partner Gurishtën në transfertën kurbinase.

Tashmë Brdariç është i dyzuar për faktin nëse do të hedhë nga minuta e parë Fallou Dianjenë apo do të konfirmojë katërshen e mbrojtjes që luajti në Laç.

fORMACIONI I MUNDSHEM

Nëse senegalezi rikthehet titullar, atëherë Gurishta do të spostohet në rolin e tij natyral, në krahun e djathtë të prapavijës. Megjithatë, forma e mirë e Krujës lë pak shanse për ndryshime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"