Priten reshje, s’ka futboll as këtë javë. Ja plani i FSHF-së për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 9:04

Priten reshje, s’ka futboll as këtë javë. Ja plani i FSHF-së për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Nuk ka futboll as këtë javë. Kishte një lloj shprese që të riniste Kategoria e Parë dhe e Dytë, por kjo nuk ka ndodhur.

Permbysja e fushave

Derisa nuk ka pasur më shira dhe përmbytje në ditët e fundit, u mendua se sezoni nuk do të riniste. E megjithatë, FSHF ka marrë vendim që as këtë fundjavë të mos rinisin kategoritë inferiore. Ekziston një plan paraprak që skuadrat të zbresin në fushë më 30 janar. Gjithsesi, verdikti final nuk është marrë ende.

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar dje në federatë dhe mësoi se gjithçka varet prej kushteve atmosferike. Sinoptikanët parashikojnë se nga e enjtja do të nisin sërish reshtje të dendura dhe kjo ka bërë që në federatë të mbajnë pezull kategoritë inferiore.

Nëse në elitë vazhdon normalisht sezoni, ligat e mëposhtme janë stopuar prej ditësh. Kjo, edhe prej gjendjes së terreneve, që janë më shumë se të rënduara. Mjafton një shi dhe ato dalin totalisht jashtë funksionit, sa prej baltës aq edhe prej përmbytjeve.

Ndaj, klubeve nuk u mbetet tjetër veçse të luten që moti të përmirësohet. Skuadrat, sidoqoftë, po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Veç stërvitjeve dhe miqësoreve, kanë fituar kohë edhe për merkaton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"