Priten ndryshime në Moldavi, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 23:40

Priten ndryshime në Moldavi, ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Nesër Shqipëria do të zbresë prapë në fushë. Transferta e radhës ndaj Moldavisë pritet të gjejë një skuadër me jo shumë objektiva realë për të luajtur, por për trajnerin rrugëtimi vazhdon dhe për të do të ketë ende shanse për të testuar grupin, për të shtuar eksperiencën e lojtarëve me skemat dhe mënyrën e lojës dhe për shumëçka tjetër.

manaj shqiperia stervitje

Në këtë përballje, pritet që të ketë ndryshime të shumta. Nuk përjashtohet që të bëhet rokada edhe në portë, për t’i dhënë minuta edhe Etrit Berishës. Jo për ndëshkim ndaj Strakoshës, sesa për vlerësim edhe ndaj portierit të SPAL-it, i cili ka bërë vërtet mjaft mirë në Serinë A deri më tani.

Përpara mund të ketë vend për debutuesin Marash Kumbulla, djaloshin 19- vjeçar që ka bërë paraqitje të shkëlqyera me Veronën në Serinë A. Gjimshiti dhe Veseli mund të gjejë sërish vetën në fushën e lojës, për të mos e bërë “rokadë” totale. Përpara në mesfushë, Ramadani dhe Abrashi mund të kenë përkrah Kristi Qosen.

12

Djaloshi i Ruzemberok, mund të testohet me fanellën kuqezi, pas disa grumbullimeve dhe formës së mirë që ka treguar me skuadrën e tij. Nga krahët, Odise Roshi dhe Hysen Memolla mund të jenë respektivisht djathtas dhe majtas. Të dy jo vetëm në mbështetje të prapavijës, por mbi të gjitha përkrah dyshes Bekim Balaj dhe Taulant Seferi. Për këtë të fundit, mund të ketë vend për të debutuar me kuqezinjtë.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"