Priten ndryshime ndaj Tiranës, Dovedan heq dorë nga prurjet e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2020 | 8:34

Priten ndryshime ndaj Tiranës, Dovedan heq dorë nga prurjet e janarit

Ballshiotët tashmë e kanë të përqendruar të gjithë vëmendjen te sfida e radhës me Tiranën. Bylisi ka afro tre muaj që nuk fiton një ndeshje në kampionat, ndërsa fitoren e parë për këtë sezon e ka në Kupën e Shqipërisë, me kurbinasit, Bylis-Laçi 2-0 në “Adush Muça”.bylisii

Ballshiotët kanë marrë vetëm 6 pikë nga 27 të mundshme, shumë pak duke parë vrullin e ballshiotëve në pjesën e parë të garës. Presidenca dhe trajneri Dovedan javë pas javëve janë munduar që ta mbajnë skuadrën larg trysnisë dhe presionit, por duket se kjo nuk ka rezultuar efikase, ndërsa skuadra shpërdoron shumë para portës, gjë që nuk ndodhte në pjesën e parë ta garës.

Nga sa kemi mësuar pranë skuadrës, presidenca kanë qenë korrekte me rrogat, e madje lojtarët kanë marrë edhe premio pas ndeshjes me Partizanit dhe në prag të sfidës me Flamurtarin.bylisi

Me shumë gjasa ndaj Tiranës pritet që të ketë ndryshime dhe siç bëhet e ditur, trajneri Dovedan duke parë edhe rikthimet e Goxhës, Peposhit e Ndrecës, do t’i besojë skuadrës së pjesës së parë të sezonit, madje duke rikthyer në 11-she edhe Ntepen që nuk luajti në Gjirokastër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"