Priten edhe dy afrime te Kamza, Zeqiri në “luftë” me kohën

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Janar 12, 2018 | 11:29

Priten edhe dy afrime te Kamza, Zeqiri në “luftë” me kohën

 Ashtu si pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, edhe Kamza po përgatitet në Antalia. I fundit që iu bashkua ekipit të trajnerit Ndreu ka qenë Vangjel Zguro, që kërkohej dhe nga Partizani. Kjo ka bërë që numri i blerjeve të merkatos të shkojë në 5, ndërsa largimet katër,…

 Ashtu si pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, edhe Kamza po përgatitet në Antalia. I fundit që iu bashkua ekipit të trajnerit Ndreu ka qenë Vangjel Zguro, që kërkohej dhe nga Partizani.

Kjo ka bërë që numri i blerjeve të merkatos të shkojë në 5, ndërsa largimet katër, ku më i rëndësishmi ka qenë Fushtar, që bëri një paraqitje të mirë në gjysmën e parë të sezonit.

Fushtar

Por, ajo që shqetëson më shumë kohët e fundit trajnerin Ndreu është forma sportive e mesfushorit Hair Zeqiri. Vlonjati e mbylli para kohe 2017-ën.

Pas problemeve që pati me drejtuesit e Kukësit, vendosi që të bashkohej me Kamzën. Drejtuesit kanë shumë shpresa tek aftësitë e futbollistit, i cili do të ketë një peshë të madhe në formacionin e ekipit.

Zeqiri ka eksperiencë të madhe në Superiore dhe këtë pritet ta shfrytëzojë edhe trajneri Ndreu.

Hair-Zeqiri

Gjithsesi, lojtari duhet që të bëjë maksimumin gjatë seancave stërvitore që do të zhvillohen në Turqi, gjatë kësaj periudhe përgatitore, pasi duhet të arrijë formën e tij më të mirë sportive, të cilën nuk e ka.

Në lidhje me merkaton, nuk mund të konsiderohet ende asgjë e mbyllur, pasi drejtuesit po shohin tregun dhe mund të afrojnë edhe dy lojtarë të tjerë cilë- sorë në bazë të kërkesës së bërë nga stafi teknik.






www.minuta90.com