Priten 70 mijë tifozë kundër Torinos, “San Siro” është si vullkan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2017 | 11:36

Priten 70 mijë tifozë kundër Torinos, “San Siro” është si vullkan

Në ambientin e Inter it entuziazmi po kap yjet. Starti-rekord i këtij sezoni nga skuadra e Spaletit, ende e pamposhtur dhe e aftë të grumbullojë 29 pikë në 11 ndeshjet e para (pengesë që nuk ishte kaluar kurrë në historinë e klubit), ka goditur zemrat e tifozëve interistë.

Inter

Pas eksodit për transfertën e së hënës në “Bentegodi” të Veronës, tifozëria zikaltër është gati të mblidhet në masë në “San Siro” për sfidën kundër Torinos, e programuar për ditën e diel, në orën 12:30, ku pritet të shiten të gjitha biletat në dispozicion: numri i atyre që janë shitur po prek thuajse shifrën 70 mijë dhe, me shumë mundë- si, në vërshëllimën e startit do rezultojnë bosh vetëm disa vende në sektorin e miqve.

Shifra të jashtëzakonshme të një sezoni që mund të shënojë rikthimin në maja pas vitesh dëshpërimi dhe pas vështirë- sive të hasura gjatë sezonit të kaluar, ku në fund u mor vetëm vendi i katërt dhe skuadra mbeti jashtë Europës.

EFEKTI “SPALETI” – Interi po rikthehet të shijojë vazhdimësinë e rezultateve, paraqitjeve dhe lëvizjeve, koncept i harruar vitet e fundit në dhomat e zhveshjes, i “rilindur” nga trajneri që, në linjë të një filozofie të strukturuar, një skuadre që më në fund mund t’u japë formë ëndrrave.

Spaleti

Tekniku zikaltër vazhdon të predikojë përulësi, por efekti “Spaleti” është i pamohueshëm: i njohur si “armiku i rrotacionit” (4 formacionet e fundit “fotokopje” të njëri-tjetrit; mund të ngjajë si i përsëritshëm, por kërkon t’i ndiqet me rregull strategjia dhe… deri më tani nuk mund t’i dalësh kundër).

ME KËMBË NË TOKË – “Rekordi nuk më jep ndonjë ndjesi të veçantë”, deklaroi Luçiano Spaleti pas suksesit kundër Veronës. “Kemi shkruar një kapitull në historinë e Interit, por duhet të shohim përpara”. Ndërsa tifozët gëzojnë momentin, skuadra duket e përqendruar të qëndrojë me këmbë në tokë, siç ua kërkon Spaleti dhe e ka konfirmuar përmes një publikimi në “Twitter” Roberto Galjardini pas fitores me Veronën:

Inter

“Do kemi bërë diçka të rëndësishme vetëm në fund të rrugëtimit, por ajo që sot ka rëndësi është që jemi skuadër”. Objektivi, pra, mbetet kualifikimi për Ligën e Kampionëve të vitit që vjen. Vetëm pas disa muajsh do kuptohet vërtet nëse Interi do mundet të synojë për diçka më shumë. Ndërkaq, zikaltrit janë rikthyer skuadër dhe i kanë dhënë një sinjal të rëndësishëm kampionatit: #Interiscoming.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"