Pritej zyrtarizimi këtë javë, Rangnik nuk do takohet me drejtuesit e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 23:49

Pritej zyrtarizimi këtë javë, Rangnik nuk do takohet me drejtuesit e Milanit

Deri pak ditë më parë mendohej se kjo e kësaj jave do të ishte fundjava vendimtare për zyrtarizimin e akordit mes Milanit dhe Ralf Rangnik, por me sa duket nuk do të ndodhë asgjë. Sipas “Tuttosport”, 61- vjeçari nuk do të takohet as me Ivan Gazidhisin e aq më pak me krerët e fondit “Elliott” në Londër.Ralf-Rangnick-1

E përditshmja italiane bën të ditur se do të duhen edhe disa javë përpara se palët të takohen për të sqaruar detajet e fundit përpara se të nënshkruhet kontrata që do të vendosë trajnerin gjerman në krye të revolucionit kuqezi.

Sidoqoftë, dyshimet rreth akordit sa vijnë e zvogëlohen sepse me kërkesat e tij për asistentë apo edhe emra merkatoje, Rangnik e ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Milanit. Me gjasa ai do të ketë një rol të dyfishtë, duke qenë se do të jetë drejtor sportiv, por njëkohësisht edhe trajner i ekipit të parë, një lloj praktike kjo që karakterizon kryesisht klubet në Britaninë e Madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"