Pritej takim me Halilin, Ze Maria përfundon në Romë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 14:56

Pritej takim me Halilin, Ze Maria përfundon në Romë

Ze Maria udhëton në Itali. Një ditë para takimit me Refik Halilin, trajneri përfundon në Romë. Motivi: ndeshja mes Lacios dhe Interit. Braziliani ishte në “Olimpiko” për të ndjekur këtë takim, megjithatë sot pritet që të jetë sërish në Shqipëri për të biseduar me presidentin, sikundër e patën planifikuar.

Ze Maria Kenia

Një foto e postuar në “Instagram” nga stadiumi, mjaftoi për të zbuluar destinacionin e trajnerit të Tiranës. Edhe pse Hoze Marselo Ferreira është nën kontratë me bardheblutë, e ardhmja e tij varet nga ky takim.

Ze Maria

Ai firmosi marrëveshjen 1+1 në qershorin e 2017-ës, por me mbylljen e sezonit të parë, palët duhet të gjejnë dakordësinë për disa terma që janë të specifikuara qartë në kontratë. Dhe +1 bëhet aktiv vetëm nëse të dyja palët gjejnë gjuhën e përbashkët për të vijuar projektin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"