“Prisnin që ndeshja të humbej për të më shkarkuar”, Astrit Hafizi rrëfen prapaskenat e triumfit 4-1 ndaj Turqisë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 9, 2019 | 20:32


“Prisnin që ndeshja të humbej për të më shkarkuar”, Astrit Hafizi rrëfen prapaskenat e triumfit 4-1 ndaj Turqisë

Federata e asaj kohe kishte projektuar shkarkimin e Astrit Hafizit, por pas fitores 4-1 gjërat ndryshuan.

hafizi

“Kanë qenë kulisat e kohës në Komitetin Ekzekutiv. Luanim ndaj një Turqie me emra të mëdhenj, që më pas u bë pjesë e Botërorit. Ne kishim nevojë për ndeshje miqësore, për të parë lojtarët, sepse në pamundësi bënim vetëm ndeshje eliminatore.

Në federatën e asaj kohe prisnin që ndeshja të humbej dhe masat i kishin bërë gati, pasi unë vija nga një edicion i përfunduar dhe kontrata më mbaronte.

Lala

Por, ndodhi e kundërta, fituam dhe unë vazhdova edhe edicionin tjetër si trajner. Ka qenë një fitore e bujshme, sepse të shënojë Shqipëria katër gola në transfertë nuk kishte ndodhur kurrë”, tregon sot Hafizi për prapaskenën e vitit 1998.

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com