“Prisni revolucion në klub!” Dinamo jep lajmin e madh për tifozët: Nga mbrëmja e sotme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 18:44

“Prisni revolucion në klub!” Dinamo jep lajmin e madh për tifozët: Nga mbrëmja e sotme…

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, klubi i Dinamos jep lajmin që pritej këto ditë për tifozët blu.

dinamo

Faqja zyrtare në “Facebook” e klubit dinamovit, shkruan se që nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit italian, Marko Pontreli.

Siç duket, edhe procedurat juridike kanë ardhur drejt finalizimit, dhe tashmë Dinamo mund të quhet zyrtarisht nën administrimin e italianëve. Ndërkohë, nga postimi premtohet edhe revolucion për klubin 18 herë kampion në Shqipëri, për ta rikthyer në nivelet më të larta.

STATUSI I DINAMOS

Duke marrë shkas nga shqetësimi dhe pikëpyetjet e shumta që kanë rrethuar ambjentin Dinamovit ditën e sotme, bëjmë me dije se nga mbrëmja e sotme, klubi është në duart e administratorit Marco Pontrelli!

Shumë shpejt pritet revolucion në klubin 18 herë kampion!

32

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"