“Prisja që Kukësi të ishte dominues, por Tirana e ka zbukuruar kampionatin”, flet Sindrit Guri: Ja pse nuk kthehem në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 17:06


“Prisja që Kukësi të ishte dominues, por Tirana e ka zbukuruar kampionatin”, flet Sindrit Guri: Ja pse nuk kthehem në Shqipëri

Sindrit Guri nuk po kalon një moment shumë të mirë në Belgjikë, pasi si shumë të tjerë edhe ai është i izoluar në shtëpinë e tij.guri

Sulmuesi i Ostendes në Belgjikë, ka dhënë një prononcim për “Supersport”, ku është shprehur se do të presë deri në verë, ku më pas do të provojë të ndryshojë ekip. Gjithashtu Guri u shpreh se këtë sezon priste një Kukës të ishte dominues në Kategorinë Superiore, por Tirana i ka dhënë një bukuri kampionatit.

“Në Belgjikë është mbyllur gjithçka. Mund të dalësh të shëtisësh ose të blesh diçka për në shtëpi. Këtu në Ostende është mirë se ka det, dhe unë dal për vrap. Shpresoj që djali im ta ketë në qejf futbollin dhe të vazhdojë këtë sport. Jemi munduar të stërvitemi sipas programit që na kanë dhënë.

U munduam të stërviteshim, por më pas na erdhi policia dhe nuk na lejoi. Këtu nuk na ndalon njeri si në Shqipëri, por nuk na lë ajo ndërgjegjja.

Viti i parë këtu nuk ishte e lehtë, vitin e dytë kisha fat, që në ndeshjen e parë shënova dy gola. Shpresoj që në verë të rregullohet gjithçka dhe unë të ndryshoj në ekip. Rikthim në Shqipëri? Nuk e kam menduar, pasi kam pasur shumë oferta nga ekipe të tjera. Kurrë nuk mund të thuash kurrë, por mendoj që të provoj në Europë.sindrit guri

Këtu pritet të ndryshohet presidenca dhe do pres nga vera më pas do vendos. I kam parë ndeshjet në Kategorinë Superiore. Prisja që Kukësi të ishte dominues këtë vit, por Tirana është shkëputur dhe i ka dhënë bukuri kampionatit. Shpresoj të jetë një kampionat i bukur.”, u shpreh Guri.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com