“Prisja paraqitje më të mirë ndaj Kukësit”, Mërgjyshi: Ju tregoj planin për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2020 | 19:05

“Prisja paraqitje më të mirë ndaj Kukësit”, Mërgjyshi: Ju tregoj planin për Superioren

Trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi, foli pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, ai u shpreh:

Artan Mergjyshi

“Pas rezultatit në ndeshjen e parë, ndeshja e dytë na u bë më e vështirë, për faktin se kishim 3 mungesa të rëndësishme. Kishim një formacion miks me lojtar të U-19, por prisja një paraqitje më të mirë, sidomos në pjesën e parë”, u shpreh fillimisht Mërgjyshi.

Unë jam i ndërgjegjshëm që Superiorja është tjetër cilësi. Nuk mund të luash me të njëjtët lojtarë 4 herë me Kukësin. Kemi 13 lojtarë që i kemi më kontrata afatgjate.

Patjetër që duhet të ndërhyjmë për të marrë lojtarë cilësorë dhe me eksperiencë. Po flasim sikur e kemi arritur, por janë edhe 4 ndeshje që duhet të mbyllen me sukses”, u shpreh Mërgjyshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"