Prishtina vazhdon marshimin në krye, Trepça fitore bindëse në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 16:45

Prishtina vazhdon marshimin në krye, Trepça fitore bindëse në shtëpi

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 15-të të Superligës së Kosovës. Ndeshje këto të cilat kanë rezultuar të suksesshme për ekipet vendase. Gjilani arriti që të marrë 3 pikë me vlerë përballë Drenicës me rezultatin minimal 1 me 0.

foto-kosova

Ndërsa fitore të pastër ka marrë edhe skuadra e Prishtinës me rezultatin 2 me 0 përballë Ballkanit duke vazhduar kështu që të mbajë kreun e klasifikimit. Nga ana tjetër Trepça ka marrë një fitore bindëse përballë Kek-ut me rezultatin e thellë 4 me 1.

Rezultatet:

Gjilani – Drenica 1-0

V. Hysa 86’

Prishtina – Ballkani 2-0

M. Morina 65’, M. Korenica 69’

Trepça 89- Kek-u 4-1

E. Mersini 13’, G. Rusi 49’51’, A. Manaj 88’

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"