Prishtina-Tirana, derbi shqiptar në Champions. Dy ekipet kryeqytetase luajnë sot për kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 11:43

Prishtina-Tirana, derbi shqiptar në Champions. Dy ekipet kryeqytetase luajnë sot për kualifikimin

Tirana do të nisë sot aventurën e saj në raundin e parë të Ligës së Kampioneve në futbollin e sallës. Por, siç dihet, për ironi të fatit shorti i ka vendosur bardheblutë përballë kampiones së Kosovës, Prishtinës, ku skuadra e kualifikuar do të përcaktohet me ndeshje teke, në sfidën që do të luhet këtë mbrëmje në orën 20:00 në kryeqytetin kosovar.

127456045_3501745599892810_6933177382797267387_o

Tirana vjen në këtë edicion të Champions-it si kampione e Shqipërisë për vitin 2019, pasi kampionati i vjetshëm i futbollit të sallës nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. Te bardheblutë, të cilët drejtohen nga trajneri Andrea Kola, vihet re mosha e madhe e shumë lojtarëve, ndërsa përballë do të kenë një ekip si Prishtina, me një moshë më të re dhe me shumë cilësi në përbërje.

Ndeshja, e cila do të luhet në pallatin e sportit në Prishtinë, për fat të keq do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të pandemisë “COVID-19”. Kujtojmë se futbolli i sallës në Kosovë është shumë më i zhvilluar e për këtë shkak edhe pjesa dërrmuese e Kombëtares shqiptare përbëhet nga lojtarë kosovarë. Ndërsa në Shqipëri ky sport ka ardhur gjithnjë duke u shuar. Ndryshe nga mesi i viteve 2000, kur futbolli i sallës ofronte shumë rivalitet me skuadra nga i gjithë vendi, tashmë ekipet numërohen me gishtat e njërës dorë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"