Prishtina ndalet në transfertë, vetëm barazim edhe për Gjilanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2018 | 18:07

Prishtina ndalet në transfertë, vetëm barazim edhe për Gjilanin

U luajtën ditën e sotme, dy ndeshjet e para të javës së 4-t, në Superligën e Kosovës, dhe të dyja përfunduan në barazim. Ekipi i Ballkanit, e mbylli në shifrat 1-1, sfidën ndaj Prishtinës së Mirel Josës. Kryeqytetasit kaluan në epërsi në minutën e 52-të me Mankendan, por nuk mundën të ruanin deri në fund avantazhin, pasi ishte Baftiu për vendasit, që barazoi në të 72-tën. Skuadra e Josës ndalet pas dy fitoreve radhazi, por ka edhe një ndeshje të prapambetur për të luajtur, atë të javës së parë me Gjilanin.

image-1-1210

Takimi tjetër i kësaj të marte, Drenica-Gjilani u mbyll pa gola. Ky është barazimi i dytë në shtëpi për ekipin nga Skënderaj me të njëjtin rezultat 0-0. Të mërkurën luhen katër takimet e mbetura: Drita-Llapi, Ferizaj-Feronikeli, Flamurtari-Liria dhe KEK-u-Trepca 89’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"